VIDEO/ Detaje nga rrjeti i prostitucionit në Tiranë, flasin banorët

Zbulohet një nga katër qendrat estetike ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit në zonën e ish-bllokut në Tiranë. ABC News sjell pamjet e një nga qendrave estetike e kamufluara në katin e gjashtë të një pallati banimi, duke u kthyer në shqetësim për komunitetin.

“Pushi Masazh” ndodhet në zemër të kryeqytetit dhe qendrën e saj e ka zonën e ish Bllokut. Prej vitesh kishte mundur ti shpëtonte syrit të policisë, pasi aktivitetin me masazhe ekstra, e kthyer në bazë prostitucioni e ushtronte prej 5 vitesh në katin 6 të këtij pallati.

Edhe pse në dukje pak lart në kate, ambientet çlodhëse dhe orientale plotësonin kërkesat e klientëve preferencialë. Orari i pronotimit bëhej nëpërmjet rrjeteve sociale, ose numrit të telefonit. Janë siguruar pamjet nga brenda qendrës “Pushi”. Për banorët e pallatit ky aktivitet ishte kthyer në një shqetësim të përhershëm, sidomos gjatë orëve të natës.

Banori 1: “Dyshova, me thënë të drejtën. Se ky masazh, ne jemi andej dhe në 7-8 mbyllen qendrat, nuk ka, ç’është kjo natën të vijnë njerëz dhe të bëjnë masazh natën. M’u duk e çuditshme. Kanë zgjatur apartamente, kanë bërë ballkon, ka qenë shqetësuese dhe për komshiun poshtë.”

Qendrat estetike e zbuluara të martën nga policia e Tiranë ishin prej 7 muajsh në survejim nga sektori i trafiqeve. Në to ishin të punësuara edhe vajza të moshën nën 18 vjeç, ndërsa 3 administratore u prangosën dhe 1 u shpall në kërkim për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtja e lokalave për prostitucion”.

Një nga qendrat estetike të kthyera në bazë prostitucioni ishte edhe “Lefteri Beauty Center”, e ndodhur në rrugën e “Dibrës” mes një blloku pallatesh. Nga kërkimet në profilin e saj në Facebook, nuk reklamoheshin vetëm ambientet ku supozohet se kryehej masazhi, por edhe vajzat që punonin aty, që ishin kryesisht nga rrethet e Tiranës./abcnews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *