U largua nga ‘Tv Klan’, Nevina flet për marrëdhënien me kolegët

Mbrëmjen e kaluar prezantuesja më e re e “Top Channel”, Nevina Shtylla nisi sezonin e ri të emisionit “Procesi Sportiv”. Pas largimit nga televizioni “Klan”, ku prezantonte një emision ‘lifestyle’, bukuroshen brune po e shohim për herë të parë si prezantuese sportive.

Mëngjesin e sotëm Nevina ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar se kjo eksperiencë është sa e bukur dhe e vështirë për një femër, pasi sigurisht që meshkujt kanë më shumë informacion. E pyetur nga moderatorët, se kush janë meshkujt që konsultohet më shpesh për sportin, ajo tregoi se një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe bashkëpunëtorët e televizionit, ku punoi më parë, “Klan”.

“Që jam konsultuar me meshkuj kjo është e sigurt. Jam konsultuar me një pjesë të madhe të shoqërisë, të cilët që në momentin që e morën vesh, më ndihmuan. Gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e mi, qofshin ata të televizionit, ku kam punuar më parë “Klan” edhe ata që kam bashkëpunuar tani”,- shprehet moderatorja.

Me këtë përgjigje Nevina tregon se marrëdhënia ma ish-kolegët e saj shkon mirë pavarësisht largimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here