“Më ka hapur probleme, nuk shkoj dot në parlament”/ Publikohet letra, arsyet pse nënkomisari kishte kërkuar dorëheqjen

Në deklaratën për mediat bërë nga kryesia e Kuvendit, deputeti Taulant Balla ka publikuar ndër të tjera letrën e dorëheqjes, që nënkomisar Emiljano Nuhu, u kishte drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, dhe për dijeni presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryeprokurores Marku.

Në këtë letrën, me datën 14 shtator 2018, dhe me firmën e nënkomisar Emiljano Nuhu, deklarohet se ky i fundit kërkon lirimin nga detyra, pas kërcinimeve që sipas tij i ka marrë nga persona në pushtet.

‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit” shkruan Nuhu në letrën drejtuar e tij të dorëheqjës.

62ba855b-85f9-4cf5-98ff-85a3a61862f3c56e5423-8c89-411f-970c-06f077a774653e951ea0-a2b7-4d84-ae50-132ec7d0b178f29b4796-7e0c-4821-9523-7736199d9da0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *