FOTO/ Selena Gomez tërhiqet nga rrjetet sociale për një arsye shumë të fortë

Selena Gomez këngëtarja e cila numëron 140 milion ndjekës në Instagram, renditet në top 10 e njerëzve më të ndjekur në Instagram.

Megjithatë ajo  ka vendosur të tërhiqet nga ky rrjet.

Gomez i njoftoi fansat e saj përmes një fotografie në Instagram se për një kohë të gjatë, nuk do të jetë më aktive në rrjetet sociale, dhe se këtë gjë po e bën për të mirën e saj.

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote! Po bëj një pushim nga rrjetet sociale përsëri. U jam shumë mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh. Por për momentin dua të jetoj jetën time reale dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”, ka shkruar Selena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *