Mbrëmjen e djeshme Rita Ora mori pjesë në një event të organizuar nga Bebe Rexha.
Në mbrëmje ishin të mbledhura shumë vajza të njohura, sepse eventi kishte si qëllim mbështetjen e femrave ndaj njëra-tjetrës në industrinë e muzikës dhe ndihmën e grave dhe vajzave të reja që duan të bëhen pjesë e kësaj industrie.
Nga mbrëmja këngëtarja ka ndarë shumë video.
Në njërën prej videove shihet përkrah Bebe Rexhës, incizim në të cilin i thotë në anglisht ‘Të dua’ .
Por përveç kësaj Rita e ka publikuar edhe një foto të Bebes ku ia ka fotografuar gjoksin.