FOTO/ Përveç Behar Bajrit, të tjerë shqiptarë të arrestuar në Roterdam, kapet kokainë dhe mbi 100 mijë euro

Përveç Behar Bajrit dhe Samet Hallunit, të tjerë shqiptarë janë arrestuar në Roterdam të Holandës së fundi. Lajmin e bëjnë të ditur mediat holandeze që raportojnë se janë sekuestruar kokainë, mbi 100.000 euro, si dhe municione. Por, nuk jepen detaje nëse të arrestuarit kanë lidhje me bandën Bajri.

Të shtunën, në një deklaratë të përbashkët nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, u bë i ditur arrestimi i dy anëtareve të grupit Bajri në Roterdam: Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni.

Ndërkohë, media holandeze holandezja “Der Telegraaf” shkruante: “Arrestimet në Roterdam tregojnë edhe një herë se kriminelët nga vendi ballkanik ndihen si në shtëpinë e tyre në Holandë. Vitin e kaluar, policia ngriti alarmin për ndikimin zgjerimin e shpjet të ndikimit të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti”.

Këtë të hënë, mediat holandeze kanë raportuar se, gjatë javëve të fundit, janë arrestuar shtatë shqiptarë në kuadër të luftës kudër drogës dhe paligjshmërisë. Në kuadër të aksionit, janë monitoruar disa ndërtesa në Roterdam kohët e fundit, në të cilat dyshohet se kryheshin aktivitete të jashtëligjshme.

Para të sekestruara nga policia holandeze gjatë aksioneve
Para të sekestruara nga policia holandeze gjatë aksioneve

“Të premten, më 14 shtator, oficerët ndaluan një shqiptar 36-vjeçar në qendër të Roterdamit. Në fillim të mbrëmjes, oficerët e kishin parë se ai ishte duke lënë një shtëpi në Brede Hilledijk. Pastaj ai mori një taksi. Në qendër, agjentët e kontrollonin. Ai iu gjet me vete 1.5 kg kokainë në pantallona”, raporton “Rijnmond”, duke iu referuar policisë holandeze.

Agjentët gjithashtu vendosën të kontrollonin shtëpinë nga ku i arrestuari doli më herët. Në atë kohë, një shqiptar 42-vjeçar sapo u largua nga ndërtesa dhe bashkatdhetari i tij 51-vjeçar, i cili ishte ende brenda, u arrestua aty. Shtëpia doli të ishte një bazë ku ndahej droga. Brenda saj u 7 kg përzierës, disa qindra gram kokainë dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Në pranga u vu edhe 42-vjeçari.

versnijdingsmiddelen-klein

Të shtunën, më 15 shtator, ekipet e policisë arrestuan një shofer në Polderstraat. Gjatë kontrollit në makinën e tij u gjetën 10,000 euro. Të dy personat në bord, shqiptarët e moshës 30 dhe 41 vjeç, u arrestuan me dyshim për pastrim parash. Në makinë ishte deh një pasagjer. Të dy shqiptarët e moshës 30 dhe 41 vjeç, u arrestuan me dyshim për pastrim parash.

cocaine-uit-broek

Ndërsa ngjatë bastisjen në banesën ku jetonin shqiptarët, u gjetën para të tjera, një mbajtës fishekësh me municione për armë zjarri automatike, një makinë për numërimin e parave, dhjetëra gram kokainë dhe materiale paketimi.

Foto-Politie-Eenheid-Rotterdam

Në total, 78.000 euro u gjetën në makinë dhe shtëpinë në Polderstraat.

Një 25-vjeçar shqiptar i cili ishte i pranishëm në shtëpi gjatë bastisjes u arrestua gjithashtu.  Rreth një javë më vonë, motra e 25-vjeçarit u arrestua në një tjetër aksion. Në banesën në Polderstraat ku ajo jetonte, u gjetën 2 kilogramë kokainë dhe 32,000 euro.

Identitete e personave të vënë në pranga nuk bëhen me dije.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here