FOTO/ Dolce & Gabbana sfilatë me super modelet e viteve ’90

Beteja për kastin më të madh dhe më të mirë të modeleve vazhdon për koleksionin pranverë 2019.

Dhe Domenico Dolce e Stefano Gabbana gjithmonë kanë qëlluar me zgjedhjet e tyre.

Në pasarelë për Dolce & Gabbana u ngjitën disa prej emrave më të mëdhenj në botën e modës si supermodelet e viteve ’80-’90 Monica Bellucci dhe Carla Bruni.

Ikona italiane e modës, aktorja Bellucci hapi koleksionin e shtëpisë së famshme të modës, e ndjekur nga Eva Herzigova, Carla Bruni e Isabella Rossellini.

Supermodelet punuan Dolce & Gabbana gjatë fillimit të artë të viteve ’80 dhe ’90.

Në pasarelë u shfaq edhe supermodelja Emily Ratajkowski dhe këngëtarja e modelja britanike Karen Elson.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here