Dënohet me burg aktori 81 vjeçar për sulme seksuale

Aktori i njohur amerikan, Bill Cosby është dënuar me 3-10 vite burg  pasi u shpall fajtor për sulmet seskuale.

81-vjeçari do të qëndrojë në burgun e Pensilvanisë.

Edhe pse krimi mbart një maksimum prej 10 vitesh burg, udhëzimet për dënimin ofrojnë një rang prej 22 dhe 36 muajsh, ndonëse kohëzgjatja e dënimit mund të shkojë një vit shtesë për shkak të “rrethanave të rënda”.

Në gjykatë janë shqyrtuar tre raste të sulmeve seksuale që ka kryer ndër vite.

TMZ ka konfirmuar se viktima Andrea Constand solli detaje të ngacmimeve që i ka bërë Cosby si dhe pasojat që ka vuajtur.

Ai hyri i buzëqeshur në gjykatë, por duket se kjo pamje nuk ka qëndruar gjatë në fytyrën e tij.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *