Kroacia përfshihet nga flakët, dhjetëra të evakuuar

Dhjetëra banorë dhe turistë u evakuuan sot nga gadishulli i Peljesakut, në jug të Kroacisë, për shkak të një zjarri në pyll, njoftuan autoritetet.

“Katër shtëpi u shkatërruan nga flakët që ranë pranë qytetit Orebik. Të kërcënuar, 40 rezidentët e fshatit Mokalo u evakuuan”, theksuan forcat e shpëtimit në një komunikatë duke shtuar se nuk ka patur asnjë viktimë.

“Era e fortë pengon forcat e shpëtimit. Situata në sektorin e Orebikut është shumë e rëndë”, deklaroi për kanalin televiziv kombëtar HRT ofirceri i ngarkuar me shpëtimin, Slavko Tukakoviç.

Këtë verë, Kroacia nuk është goditur fuqishëm nga zjarret në pyll. Por në vitin 2017, 83 000 hektarë pyje u shkatërruan nga flakët.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *