Megjithëse prej vitesh eksperienca e saj në realityshow ka mbaruar, ajo mbetet një nga personazhet më të komentuar në media dhe ndër më të ndjekura në Instagram.
Bëhet fjalë për Genta Gjalpin ish banorja e BB që gjithmonë komentohet për fotot që publikon në Instagram.
Së fundmi teksa i përgjigjet pyetjeve në Instastory, Genta ka dhënë lajmin se për punë muajsh do të martohet.
E pyetur nga miku i saj, menaxheri i vipave Xhani Demika: ‘Kur do të martohesh se na ngele në derë’ ajo i është përgjigjur:
‘Ti mendo playlistën e shoqërisë kur të kërcejmë në dasëm, se besoj punë muajsh dhe ika pastaj’ .