Modelja e njohur Emina Çunmulaj së fundmi ka vizituar vendlindjen e saj në Mali të Zi.
Emina e ka shijuar shumë këtë rikthim, por i është dashur që të përballet me një ngjarje aspak të këndshme.
Prej disa orësh i është dashur të qëndrojë në errësirë totale për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Për të kjo nuk është diçka e zakonshme, duke qenë se prej vitesh ajo jeton në Amerikë dhe në një vend të zhvilluar as që nuk mendohet të ndodhë diçka e tillë.
Pavarësisht se ngjarjen është munduar ta kalojë pozitivisht, Emina ka treguar se e ka pasur të pamundur të flejë nga frika gjatë natës.