Këngëtarja Celine Dion ka njoftuar se do të performancat e saj në “Pallatin Cezar” në Las Vegas janë drejt fundit. Me anë të një njoftimi në Facebook, 50-vjecarja lajmëroi ndjekësit se shfaqja e fundit do të jetë me 8 qershor 2019.
“Kam ndjenja të përziera për shfaqjen e fundit. Las Vegasi është kthyer në shtëpinë time dhe performancat në Pallatin Cezar kanë qenë pjesë e madhe e jetës sime për dy dekadat e fundit. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe i jam mirënjohëse të gjithë fansave të mi që më kanë ndjekur gjatë këtyre 8 viteve. Cdo shfaqje që do bëjmë këtë vit do të jetë tepër e vecantë”, shkruajti Celine.
Ajo kishte munguar në muzikë që prej muajit mars pasi bëri një ndërhyrje në vesh. Celine bëri postimin për të treguar se është tepër e emocionuar që do të jetë sërish në skenë.
Performancat e fundit do të fillojnë me 20 tetor, ndërkohë që biletat kanë dalë në shitje.