Xheni dhe Benardi do të mbahen mënd si një prej çifteve më të dashur të krijuar brenda BB9.
Ndarja e tyre mori po aq vëmendje sa dhe lidhja e tyre. Tashmë një vit pas ndarjes Xheni ka bërë një dedikim të çuditshëm.
“Një vitë më parë gjithçka ishte krejt ndryshe dhe unë isha pak më e lumtur se tani”, – shkruhet në postimin e ish-banores së Big Brother 9. Duket se çdo gjë që ajo poston ka të bëjë me ish partnerin e saj. Deri më tani ajo nuk e ka kundërshtuar faktin se ndjen një dashuri të madhe për Benardin.