Mima për tenderat korruptivë: Denoncimet e PD-së, “ushqimi” i nesërm për Prokurorinë Speciale

Partia Demokratike prezantoi sot platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, duke paralajmëruar konfiskimin e  çdo pasurie të përfituar me kontrata korruptive.

Deputeti demokrat, Florion Mima, i ftuar në Ora News thotë se të gjitha denoncimet e PD-së në këto 5 vite do të jenë “ushqimi” i nesërm për Prokurorinë Speciale.

Mima: Kemi gati 5 vite që denoncojmë ato materiale që na bëhen prezentë nga publiku dhe ekspertët tanë. Janë indicie që janë bërë publike në kohë, në daç për inceneratorët, në daç për vepra të tjera.Do të jenë “ushqimi” i nesërm për Prokurorinë Speciale për tu marrë dhe investiguar.

Forcimi i ligjit Antimafia vendos në të njëjtat pozita para ligjit si kriminelët ashtu edhe përfituesit abuzivë të tenderave dhe pasurive publike.

Mima: Propozimi jonë do transformohet në ligj.Ashtu siç trajtohen kriminelët e sotëm për asetet dhe pasurinë e vënë në mënyrë kriminale, ashtu do të trajtohen ata që kanë përfituar këto kontrata korruptive dhe zyrtarët që ua kanë dhënë këto kontrata korruptive.Vihen në të njëjtën bazë si kriminelët që merren me krimin e organizuar ashtu dhe zyrtarët dhe kompanitë që kanë përfituar asete në mënyrë kriminale.

Po cili do të jetë mekanizmi që do bëjë vlerësimin nëse një tender ka qenë apo jo korruptiv?

Mima: Pika fillestare është Departamenti Antikorrupsion që do mbledhë të gjitha indiciet dhe do bëjë hulumtimin administrativ, mbledhjen e provave, pyetjen e palëve të interesuara dhe përgatitjen e një dosje që do transferohet në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion që do merret me hetimin. Kjo prokurori do ti propozojë Gjykatës Speciale Antikorrupsion masat. Mund të ndodhë që gjithë dyshimi është i pabazuar por mund të ndodhë që këto asete dhe këto të ardhura kanë ardhur në mënyrë kriminale, korruptive.

Thelbi i ligjit antimafia është dy kahësh, së pari barra e provës ikën nga shteti dhe vjen tek pala që akuzohet.Një zyrtar që ka dhënë një tender, koncesion apo PPP korruptive apo një kompani që e ka përfituar këtë deri më sot ishte shteti që duhet të provonte që kjo që kishte ndodhur, ishte kriminale dhe korruptive. Me ligjin antimafia barra e provës shkon mbi shpatullat e këtyre palëve. Së dyti, ndjekja dyfishe.Pse në Itali mafiozët e kanë tmerr Guardia di Finanzën? 

Sepse mundet që nga procesi penal të dalësh i pafajshëm por asetet që ke krijuar përmes një kontrate korruptive Guardia di Finanza ti konfiskon. Vërtet ti mund të mos shkosh në burg por të gjitha aseset që janë përfituar në mënyrë kriminale do ti rikthehen sovranit.

Në cilësinë e ekspertit të ekonomisë, Mima komentoi edhe efektet e futjes së biznesit të vogël në TVSH, duke e cilësuar një dështim të qeverisë.

Mima: Ne i thamë mos e provo se do mbledhësh më pak. Tre muajt, prill-maj-qershor, konfirmuan tezën e opozitës. Në 2018 në këto tre muaj kanë mbledhur më pak edhe se në 2017 pavarësisht se kanë futur 12 mijë biznese të reja. Pra ti u rrit barrën bizneseve dhe të ardhurat janë më pak se merrnin përpara.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *