Një djalë ka lënë pa fjalë jurinë e “Voice of Romania” teksa performonte një prej hiteve të legjendës Michael Jacskon.
Bogdan Ioan interpretoi këngën “Earth Song”, ku të gjithë menduan se mbreti i muzikës është rikthyer sërish në skenë.
Të gjitha karriget u kthyen në notat e para të këngës. Bogdan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.
“Nuk e mendoja kurrë që do lindte një njeri që do të këndonte në këtë mënyrë. Cdo njeri do të mendonte: Askush nuk është si Michael Jackson, askush nuk do të këndojë si ai. Por ti këndove shumë mirë, këndove si ai. Ke bërë një performancë të mahnitshme”, i tha një anëtare jurie.
Bodgan ka lindur në Konstancë dhe ka kënduar që në moshën 16-vjeçare.