Masa e sigurisë/ Safet Bajri sillet nga Shkodra te Krimet e Rënda në Tiranë

Safet Bajri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të ashpra sigurie.

Në këtë gjykatë, së bashku me anëtarë të tjerë të bandës “Bajri”, të arrestuar gjatë aksionit policor “Oaz”, ai do të njihet me masën e sigurisë.

Safet Bajri është njohur me masën e sigurimit personal “arrest me burg pa afat” në Gjykatën e Shkalles se Parë Shkodër, paraditen e sotme.

Por masa e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës ndaj Safet Bajrit është në kuadër të dënimit dhënë ndaj tij nga drejtësia belge.

Këtë verë, policia belge e futi Safet Bajri u fut në listën e personave më të kërkuar nga policia belge. Në përshkrimin që bënte policia belge për Safet Bajrin, i njohur edhe me mbiemrin Rustemi, zbardhej edhe dënimi me 22 vite burgim, i marrë nga gjykata atje.

Gjatë operacionit policor ndaj grupit ‘Bajri’,  u arrestuar 11 persona ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *