Aktori legjendar Al Pacino së fundmi u nda nga Lucile Sola, por duket sikur se ka ecur përpara.
Aktori i ‘Godfather’ raportohet se është lidhur me aktoren Meital Dohan, pasi janë parë takuar shumë shpesh në Los Angeles.
Sipas mediave të huaja, 78-vjeçari dhe Meital e kanë shfaqur lidhjen e tyre në ambiente publike.
“Ata kanë takuar njëri-tjetrin për disa muaj dhe duken të lumtur,”-tha një burim për Page Six.
Ndërkohë që nuk dihet saktësisht se kur Al dhe 39-vjeçarja filluan të takoheshin.
Muajin tjetër aktori është thirrur në një event në Paris, ku do të flas për gjithë jetën e tij dhe në fund do t’ju përgjigjet pyetjeve të audiencës.