Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë në “Real Story” për çështjen e vëllait të tij, i cili po vuan dënimin në Itali.
Një ndër pyetjet që iu drejtuan Xhafës për sa i përket vëllait të tij është se pse u dorëzua Agron Xhafaj përballë një sajimi, siç e quan ministri audio-përgjimin që publikoi PD.
“Në çfarëdo gjykate që ai të ishte gjykuar, ai do ta humbiste çështjen, sepse siç u sajua audio-përgjimi mund të sajoheshin gjëra të tjera. Ai ka qenë i ri dhe ka bërë gabimet e veta për të cilat po vuan dhe do vuajë në vazhdim sidomos për faktin që është vëllai i ministrit”, tha ministri Xhafaj.