Drejt Britanisë, me çdo çmim!

Nuk është vetëm rasti “Bajri” që ka pushtuar prej muajsh mediat holandeze dhe ato belge, por janë edhe qytetarët e thjeshtë nga Shqipëria që po përpiqen me çdo kusht të kalojnë nga porti i Amsterdamit drejt Britanisë së Madhe. Në njëzet e katër orë ditë e natë policia në këto shtete po përpiqet të ndalë kalimet ilegale nëpër kamiona mallrash që më pas nëpërmjet tragetëve prekin brigjet e ishullit britanik.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë. 1 nga 3 të rinj nën moshën 25 vjeçare janë të papunë. Ka pak mundësi për shqiptarët e rinj për të ndërtuar një të ardhme.

Në vitin 2017, 1280 shqiptarë u ndalën në përpjekjen e tyre ilegale. Është pothuajse e pabesueshme që të gjithë këta shqiptarë vetë, pa ndihmën e një rrjeti trafikantësh të arrijnë të orientohen nëpër parkingje dhe të ngjiten më pas duke përdorur thikat për të çarë kuvertat e kamionëve.

Ralph Bosveld, drejtor i kompanisë të tragetëve ka vënë në përdorim mbikëqyrjen me kamera, një brigade të qenve dhe roje të sigurisë.

Nëse njerëzit arrijnë të hyjnë në Angli, kompania e transportit është përgjegjëse për këtë dhe merr një gjobë të rëndë prej 2000 Paund për person. Kompania gjithashtu duhet të paguajë kostot që personi të shoqërohet përsëri në Holandë. Të rinjtë shqiptarë fshihen në fushat e misrit pranë parkingut të kamionëve. Këtu ata mund të ngjiten pa u parë nga shoferët. Transportuesit duhet të parandalojmë që njerëzit e fshehur për disa ditë në kamionë apo kontejnerë të vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit apo mbinxehjes. Për policët lokalë kjo është një lojë me mace dhe minj. Ata ju kanë vënë nofkën alpinistët të rinjve shqiptarë që tentojnë ëndrrën britanike larg vendit të tyre të varfër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *