Universiteti i Kretës përfshihet nga zjarri

Universiteti i Kretës në Heraklion u përfshi nga një zjarr i madh. Shtëllunga të mëdha tymi që i ngjanin shpërthimi të një vullkani mbuluan gjithë zonën.

Autoritetet evakuuan studentët, ndërsa alarmi i sigurisë u dha mëngjesin e të dielës.

Zjarri thuhet se filloi në kampus, duke i detyruar studentët të iknin nga dhomat e tyre, pasi ndërtesa u mbush me tym. Fatmirësisht nuk pati prsona të lënduar.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan rreth 40 zjarrfikëse dhe helikopterë për të hedhur ujë mbi ndërtesë.

Zjarri u shua rreth orës 13:00 të mesditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *