Telashe për Weah, akuzohet se ka zhdukur 88.3 mln euro në Liberi

Në Liberi ka plasur një skandal i madh ku në qendër të tij është presidenti George Weah. Një kontenier, në të cilin ndodheshin 88.3 milionë euro në kartmonedha siberiane të stampuara në Kinë dhe Zvicër me urdhër të qeverisë afrikane është zhdukur. Shuma e madhe e parave mbërriti në portin e Monrovias (kryeqytetit liberian), por që aty ato humbën.

Gjatë fushatës për president, ish futbollisti i njohur afrikan premtoi se ai do të bënte transparente gjithçka, do të luftonte korrupsionin dhe varfërinë. Por zhdukja e kësaj shume ka sjellë shuam reagime dhe polemika.

Weah u mbrojt dhe ia hodhi fajin fitueses së çmimit Nobel, Ellen Johnson Sirleaf, ish presidente, por ajo hodhi poshtë me forcë akuzat. Dokumentet në port tregojnë se dorëzimi i parave është bërë mes muajit shkurt dhe mars, pra kur në detyrë ka qenë Weah.

Qeveria ka vendosur të nisë hetimet, por populli kërkon që të kryhen nga institucione të pavarura. QË kur ish futbollisti mori detyrë, monedha siberiane ka humbur 20% të vlerës krahasuar me dollarin amerikan. Ndërkohë që inflacioni është rritur dhe jeta e liberianëve është bërë edhe më e vështirë. Pra, si president, Weah po kalon kohë me të vërtetë të vështira.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *