Surpriza Girona në La Liga, vazhdon të qëndrojë e tillë. Mbrëmjen e sotme, ishte Barcelona, që u ndal në këtë derbi, me shifrat 2-2.
Ndeshja filloi me një gol të Mesit në minutën e 19-të, por vetëm në të 35-tën, qendërmbojtësi i blaugranave, Lenglet, goditi me bërryl kundërshtarin, dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Pikërisht, Girona përfitoi nga ky superioritet numerik, dhe barazoi në fund të pjesës së parë me Stuanin.
I njëjti autor, bëri të pamenduarën me fillimin e pjesës së dytë, duke përmbysur rezultatin. Gjithsesi, Barcelona arriti të barazonte në minutën e 63-të, me një gol me kokë të Pikes. Deri në fund, sulmet e ekipit të Valverdes nuk u konkretizuan, dhe në fund ndeshja u mbyll 2-2.
Me këtë barazim, Barcelona dhe Reali ndajnë vendin e parë me nga 13 pikë, ndërkohë në krahun tjetër, Girona vazhdon nisjen fantastie në këtë sezon, pasi në javën e pestë të kampionatit spanjoll, mban vendin e gjashtë në renditje, me 8 pikë.