Shkon për muaj mjalti, 27 vjeçari gjendet i vdekur pasi humbi

Një veteran i Marinës në Maryland që ishte në muajin e mjaltit me gruan e tij në Havai u gjet i vdekur katër ditë pasi u zhduk gjatë një ecjeje.

Stephen Kramar, 27 vjeç, u largua nga vendpushimi në Kaunakakai, Molokai ku po qëndronte me gruan e tij të re, Jeffanie Kramar, por nuk u kthye më nga ekspedita.

Trupi i të riut u gjet rreth gjysmë milje larg nga vendpushimi, ditën kur të porsamartuarit kishin vendosur të largoheshin nga ishulli për të shkuar në shtëpi në Potomac.

Hetuesit janë ende të paqartë rreth rrethanave që çuan në vdekjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *