Ronaldo vuan për golin, por i jep një tjetër fitore Juves – VIDEO

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë me fanellën e Juventusit, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren e vuajtur kundër Frosinones, ndërsa në fund edhe Bernardeschi shënoi golin e dytë për të vulosur tri pikët. Bardhezinjtë e dominuan totalisht ndeshjen kundër skuadrës së ardhur këtë vit nga Serie B, por u desh të prisnin 82 minuta për t’iu gëzuar golit, kur Ronaldo merr një top fare pranë portës dhe lehtësisht e dërgon në rrjetë.

Portugezi pati mundësi të kalonte skuadrën e tij në avantazh që në minutën e tetë, kur gjuatja e tij kaloi portierin e Frosinones, por një mbrojtës e largoi topin nga vija fatale.

Juventus u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit, e ndihmuar edhe nga pozicionimi i Cuadrados në rolin e mbrojtësit të djathtë, por edhe pse krijoi raste nuk mundi të gjente golin në pjesën e parë. Barazimi sigurisht që nuk i shkonte për shtat skuadrës së Allegrit, por Frosinone u mbrojt me mish e me shpirt për të nderuar edhe tifozët e shumtë që kishin mbushur plot stadiumin, sigurisht për të parë edhe numrin 7 të kundërshtarëve.

Në pjesën e dytë ishte sërish Ronaldo që u shfaq në zonë për Juven, pasi këmbehej shpesh me Mario Madzukic, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë, ndërsa në të 63’ ishte portieri vendas Sportiello, që tregoi reflekse të mira për t’i mohuar golin. Dy minuta më vonë ishte radha e Mandzukic që do të provonte me kokë, por pa sukses.

Por pas zhbllokimit të rezultatit në minutën e 82-të, ku Ronaldo përfitoi nga devijimi i një gjuajtje të Pjanic, Juventus siguroi fitoren e pestë rresht për këtë sezon, ndërsa të mërkurën pret në “Allianz” Bolognan e Pippo Inzaghit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here