Ditën e sotme u mbyll java e pestë e Kategorisë Superiore, ndërkohë është përcaktuar edhe axhenda për ndeshjet e javës së ardhshme. Gjithçka nis me kryendeshjen, derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Ky takim është programuar të luhet ditën e premte, në 28 shtator, në orën 19:45.
Ndërkohë, të katërta takimet e mbetura të javës, luhen ditën e shtunë. Në 15:45, ndeshen Kamza ndaj Laçit, si dhe Kukësi përballë Flamurtarit.
Dhe, java mbyllet me dy sfidat e orës 18:45, Flamurtari që pret në Vlorë Kastriotin, si dhe Teuta e Bledi Shkëmbin, që në Durrës luan ndaj Skënderbeut të Orges Shehit.
E premte, 28 shtator
19:45 | Tirana-Partizani
E shtunë, 29 shtator
15:45 | Kamza-Laçi
15:45 | Kukësi-Luftëtari
18:45 | Flamurtari-Kastrioti
18:45 | Teuta-Skënderbeu