Ish-burri flet pa doreza pas divorcit me Jennifer Aniston

Kanë kaluar disa muaj nga divorci i aktorëve të njohur Justin Theroux dhe Jennifer Aniston. Deri ditën e sotme aktori njohur nuk kishte folur asnjëherë në lidhje me divorcin.

Në një intervistë për “New York Times” si tregoi se divorci mes tij dhe ish-it erdhi në mënyrë të “sjellshme”. Ai tha se ne e respektojnë mjaftueshëm njëri-tjetrin për të mos e bërë ndarjen më të dhimbshme se sa është. Theroux tha se ndarja ishte shkatërruese dhe ne e dinim që miqësia midis nesh nuk do të ishte më e njëjtë.

“Lajmi i mirë është se ka qenë një nga ndarjet më “të sjellshme” dhe nuk ka armiqësi mes nesh. Asnjë nga ne të dy nuk vdiq pas ndarjes por ne e respektojmë njëri-tjetrin”- ka thënë Theroux.

Ndërsa ish-bashkëshortja e tij Jennifer Aniston ka folur më herët për divorcin për “Instyle Magazine” për të mbyllur “gojët e liga”. “Njerëzit kanë krijuar ide të keqe për mua dhe shpesh thonë se nuk do të mbaj pas vetes burrat.

Jen nuk dëshiron të ketë një fëmijë sepse është egoiste dhe mendon vetëm për karrierën. Jen është e trishtuar dhe e zemëruar. Askush nuk e merr në konsideratë se sa delikate ishte situata për mua dhe partnerin tim “.- ka thënë më herët aktorja e njohur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *