Duro përballë Josës, ja kush triumfon në derbin e trajnerëve shqiptarë në Kosovë

Superliga e Kosovës luajti ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë.

Në debutim me Dritën, ishte trajneri Shpëtim Duro, që përballë kishte Prishtinën, me në krye një tjetër trajner shqiptar, Mirel Josën.

Dhe që në takimin e parë, ish-trajneri i Partizanit, fitoi minimalisht 1-0 ndaj Prishtinës.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Arbër Shala, në minutën e 59-të të takimit, duke i dhënë kështu frymëmarrje ekipit nga Gjilani, pasi në katër takimet e fundit, kishte regjistruar katër humbje.

Në ndeshjen tjetër, ekipi i Gjilanit arriti një fitore me shifrat 0-2, në transfertë, përballë Ferizajt, me golat shënuar nga Perez në të 65-tën, dhe Sadriu në të 87-tën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *