Nga Boldnews.al
Në Bashkinë e Tiranës të tregojnë me mburrje se 10 kilometra rrugë në kryeqytet janë përcaktuar për pistë biçikletash. Gjithkush është bërë dëshmitar i shkallmimit të shumë akseve kryesore në kryqytet dhe përfundimi është ngushtimi i rrugëve për automjetet, gjithashtu edhe të trotruarëve për këmëbësoret dhe janë shtuar pistat e bicikletave.
Çmenduritë dhe megallomania ka arritur deri në atë pikë sa rrugët të cilat ishin përcaktuar për autoambulancën dhe autobusët, janë zënë me pista biçikletash. Një të sëmuri në zgrip të humbjes së jetës, do i duhet të presë gjatë në autoambulancë, pasi akset e përcaktuara me korsi të veçantë vetëm për trasportit e emergjencës shëndetësore dhe të autobusëve janë kthyer në “pista të gjelbra” ku qarkullojnë biçikletat.
Qëndrimi i gjatë në trafik konfirmohet edhe nga drejtuesit e autoambulancave dhe mjekët e urgjencës, që do u duhet një kohë e gjatë deri sa të mbërrijnë në spitalin më të afërt, çka ka rrezikuar seriozisht jetën e shumë pacientëve.
Nisma e bashkisë për të kthyer akset kryesore në vend në pista për lëvizjen e biçikletave më shumë se një mënyrë për të çuar njerëzit drejt përdorimit të “dyrrotorëve”, është fiksimi i Lali Erit për të dalë më shumë në televizione me kronika të parapërgatitura nga stafi i tij për propagandën: “Punët e mira të Tiranës”…
Krahas synimit për tu shfaqur si një kryebashkiak që po mposht ndotjen me futjen masive në qarkullim të biçikletave, Veliaj po përdor fondet publike nga taksasapaguesit e Tiranës në shkallmimin e akseve rrugore dhe më pas riasfaltiminvetëm për të krijuar volum pune, që përkthehet në miliona euro të shkuara jo krejtësisht dëm, pasi përfundojnë në xhepat e firmave të përkedhelura të bashkisë.
Akush nuk është kundër pistave të veçanta për biçikletat, por problem më i madh mbetet kaosi që po krijohet më ngushtimin e rrugëve dhe për më shumë zënien e segmenteve të përcaktuara më parë për autoambulancat. Me ritme të tilla mendja pjellore e Lali Erit mund të arrijë deri në atë pikë sat ë propogandojë që edhe të sëmurët të “transportohen” në biçikleta.