Të shtëna me armë, 3 incidente në 24 orë në SHBA

Një punonjës i një kompanie softuerësh në Uiskonsin hapi zjarr në zyrë duke plagosur tre bashkëpunëtorë dhe duke bërë që të tjerët të fshiheshin nën tavolina.

Një tjetër person i armatosur plagosi 4 persona në një ndërtesë të qeverisjes lokale në Pensilvani, rreth një orë e gjysmë më vonë, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Mëngjesin tjetër, një punonjës i pakënaqur vret 3 persona dhe plagos 3 të tjerë në një qendër shpërndarjeje të Ride Aid, në Merilend.

Pra, në harkun kohor të më pak se 24 orëve, këtë javë, tre vende pune në dukje të sigurta shndërrohen në zona rreziku në SHBA. Pas shkollave, ku rastet e të shtënave me armë zjarri kanë qenë të shumta, tani arena sulmesh kthehen edhe qendrat e punës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas çdo rasti të tillë ndizet debati për kontrollin e armëve, por asgjë deri më tani nuk ka ndryshuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *