Rishfaqen problemet për Benfikën. Sipas medias portugeze, drejtuesit e skuadrës luzitane që njihet ndryshe si ‘shqiponjat’ e Lisbonës, janë akuzuar së bashku me ish këshilltarin ligjor, Pedro Gonsalves e dy funksionarë gjyqësorë për tentativë të fiksimit të rezultateve të disa prej ndeshjeve të kampionatit në Portugali.
Duket se lajmet në lidhje me ‘benficagate’ e ri kanë dalë në dritë falë hakerit portugez Rui Pinto për të cilin është lëshuar edhe një mandate arresti ndërkombëtar.
Kjo akuzë e publikuar nuk e ka lënë indiferentë skuadrën e Benfikës që ka reaguar nëpërmjet komunikatave për shtyp në kanalet e saj të komunikimit duke i mohuar me forcë akuzat e publikuara.
Kjo histori e njohur në Portugali me emrin ‘E-Toupeira’ zgjate prej një muaji. Akuzat e Prokurorisë në drejtim të klubit janë korrupsion pasiv, favorizime personale, shkelje e sekretit të drejtësisë dhe informacione false.
Sipas organit të akuzës, funksionarët e Benfikës të përfshirë në këtë skandal i kanë dhënë Pedro Gonsalves informacione të rezervuara në lidhje me disa procedime në lidhje me klubet rivale, informacione që u siguruan nëpërmjet korrupsionit dhe shkëmbimit të favoreve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë