Dueli i sotëm mes Skënderbeut dhe Tiranës është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e të dy ekipeve. Korçarët duan të vazhdojnë arratinë që nisën në javën e kaluar, ndërsa Tirana do të shkojë në derbi me një rezultat bindës.
Ndryshimi i sotëm në rreshtimin e korçarëve është aktivizimi i Lulajt në mesfushë në vend të Ditës, ndërsa kthimi i Abazit pas pezullimit, i mundëson Alitit të rifitojë pozicionin e tij në qendër të mbrojtjes.
Sa i përket Tiranës, Ze Maria nuk bën shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e mëparshme, duke lënë përsëri në stol Karabecin, pavarësisht zërave të kohëve të fundit rreth kapitenit. Blazhevski do të jetë përsëri në sulm, i mbështetur nga Kobina dhe Oduamadi, ndërsa mbeten përsëri jashtë edhe emra si Sentamu e Ngoo.
MINUTË PAS MINUTE
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin e Tiranës.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
42’ Tjetër rrezik para portës korçare. Pas një goditje dënimi, Turtulli godet me kokë i vetëm në qendër por nuk gjen katërkëndorin.
40’ Muzaka provon përsëri të shpërthejë në krahun e djathtë, por gjuajtja e mesfushorit ndalet në këmbët e mbrojtjes bardheblu që largon rrezikun.
39’ Aksion i shpejtë i Tiranës në kundërsulm, me Oduamadin që arrin të pasojë te Kobinah pavarësisht një faulli të Alitit kundër tij. Por gjuajtja e mesfushorit është shumë e gabuar dhe përfundon mbi katërkëndorin e Teqjes.
37’ Tjetër mundësi për Muzakën pas një topi nga e djathta të Bregut, por gjuajtja e tij është shumë ballore dhe përfundon në duart e Likës.
36’ Gripshi gjuan me forcë nga krahu i djathtë, Lika në dy kohë pret topin duke evituar që sfera të shkonte në rrjetë.
33’ Mbrojtja e Tiranës mban mirë larg katërkëndorit sulmin e vendasve. Muzaka përplaset me Turtullin në hyrje ët zonës dhe shkakton faull ndaj mbrojtësit në tentativën për të siguruar topin.
27’ Gjyqtari fal edhe Radas ashtu si Lulajn. Këtë radhë, mbrojtësi ndal me dashje topin me dorë duke qenë i fundit para Blazhevskit që shkonte drejt portës dhe gjyqtari i nxjerr të verdhin mes çudisë të bardhebluve.
25’ Ndërrim i shpejtë i Skënderbeut, me Shehin që largon Lulajn e ndëshkuar me të verdhë, për të aktivizuar francezin Guexh.
22’ Muzaka ka mundësinë të vendosë shpejt barazinë në shifra pasi gjendet i vetëm në zonë pas një topi nga e majta, por goditja e tij me kokë është larg kuadratit.
20′ GOOOL Tirana, shënon Hasani. Harkim i gjatë në zonë nga e djathta, Hasani me kokë dërgon topin në portë pasi i shpëtoi mbrojtjes kundërshtare.
16’ Aksion në krahun e djathtë për Muzakën që bën gjithçka mirë derisa hyn në zonë, por në momentin e gjuajtjes provon me një të djathtë të lehtë të cilën Lika nuk ka vështirësi ta kontrollojë.
11’ Tirana vazhdon të shfaqet më e qartë në minutat e para sa i përket lojës në mesfushë, përveç në pasimin e fundit. Oduamadi dhe Daja humbin dy mundësi të mira për të pasuar në zonë për Blazhevskin pas depërtimeve nga krahët.
6’ Gjyqtari fal Lulajn, Mesfushori hedh në tokë Blazhevskin i cili po shkonte i vetëm drejt portës dhe normalisht duhej të ndëshkohej me të kuq, por i tregohet vetëm kartoni i verdhë, në goditjen e dënimit vijuese. Teqja ndal sferën e gjuajtur nga Blazhevski.
5’ Harkim nga e djathta i Kobinah, topi te Oduamadi i cili nuk arrin të kontrollojë mirë topin në zonë dhe i mundëson largimin e topit mbrojtësve vendas.
3’ Bregu niset me shpejtësi drejt portës kundërshtare, por ndalet në pozicion jashtë loje nga vijërojtësi.
1’ Vonohet për pak minuta fillimi i ndeshjes për shkak të ndezjes me vonesë të projektorëve në një nga shtyllat e ndriçimit në stadium.
Skënderbeu-Tirana 0-1
20′ Hasani
Skënderbeu: Teqja, Radas, Vangjeli, Aliti, Abazi, Lulaj (25′ Guexh), Demte, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi.
Trajner: Orges Shehi
Tirana: Lika, Imami, Turtulli, Berisha, Doka, Maveje, Hasani, Daja, Kobina, Blazhevski, Oduamadi.
Trajner: Ze Maria
KV: Lulaj, Radas
Gjyqtar: Orlando Kuka