Greqia zhvendos azilkërkuesit

Autoritetet greke vendosën të premten (21 shtator) të zhvendosin 100 azilkërkues nga kampi i refugjatëve në ishullin Lesvos.

Refugjatët u transportuan me anije dhe mbërritën në Greqinë kontinentale brenda pak orësh, për t’u zhvendosur më pas në një kamp të ndërtuar rishtas në zonën e Volvit në Selanik.

Mbi katërqind të tjerë pritet të largohen javën tjetër nga Kavala ose Pireusi për në kampin e Volvit ose të Kacikës në brigjet joniane.

Shpërngulja e emigrantëve vjen tri ditë pasi ministria greke për Politikat e Emigrimit njoftoi se 2 000 azilkërkues, në shumicën e tyre të moshuar, gra dhe fëmijë ose individë të sëmurë, do të lëvizeshin nga kampet brenda muajit shtator.

Mijëra refugjatë dhe emigrantë vazhdojnë të nisen pareshtur nga brigjet turke me destinacion ujërat e ishujve grekë.

Vetëm të premten mbi 600 prej tyre zbritën në ishullin Lesvos.

ndërkohë si autoritetet greke ashtu dhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë tërhequr vëmendjen për kushtet e krijuara nga numri i lartë i klandestinëve.

Madje pak javë më parë emigrantët zhvilluan protesta si dhe bllokuan rrugët duke kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar me kushtet higjenike por dhe me ushqimin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *