Në spektaklin ‘Dance with me’ ishte vetë këngëtari Seldi Qalliu që ju dha fund thashethemeve për ndarjen e tij nga Mimoza Shkodra duke deklaruar së gëzonte respekt të veçantë.
Mirëpo disa ditë mbas përhapjes së lajmit për ndarje, duket se e kanë bezdisur këngëtarin, i cili filloi me deklaratat thumbuese në Instastory.
’Janë disa njerëz specifik në këtë botë që na duan aq shumë saqë i harrojnë ‘hallet’ e veta dhe merren me hallet tona.Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do kishim stres’ shkruan këngëtari.