(VIDEO) Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë në Tiranë, dy persona në pranga

Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses këtë të mërkurë operacionin “Ndjekia” duke vënë në pranga dy persona si dhe një sasi rekord prej 4100 paketash cigareje kontrabandë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekia”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë. Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Sekuestrohen 4100 copë paketa cigare dhe një shumë e parash.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– Fatmir Bishanaku,49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

– Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– E. P, 32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 4.249.000 lekë të vjetra

– 400 euro

– automjet i markës “Mercedez Benz”

– 4100 paketa

– 2 aparate celular

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregëtim transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”, të parashikuar nga nenet 178/3, 149/a dhe 172/2 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *