Tërmeti lëkund sërish Shqipërië, ja ku u regjistrua epiqendra mbrëmjen e sotme

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës rihter ështe gjistruar pasditen e sotme me epiqendër 6 km nga Elbasani dhe 38 nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në Elbasan, ndërsa kanë shkaktuar panik dhe frikë të qytetarët, por nuk raportohet për dëme materiale.

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme u lëkund Gjiri i Lalzit, por magnituda ka qenë e vogël. Në kohët e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, ndërsa janë dëmtuar disa banesa.

Tërmeti më i fortë ishte ai i 12 gushtit me epiqendër në Mat me magnitudë mbi 5 ballë, ndërsa u dëmtuan shumë banesa.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *