Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës shqiptare

Rapsodi i njohur shqiptar, Hashim Shala ka ndërruar jetë ditën e sotme. Është kolegu i tij, Ismet Bogujevci, i cili ka bërë të ditur lajmin e ndarjes nga jeta të 82- vjeçarit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Hashim Shala i dedikoi shumë vite karrierës së tij në muzikë, duke krijuar këngë patriotike dhe folklorike.

Ai mori pjesë në qindra festivale brenda ish-Jugosllavisë dhe në botë, ku përfaqësoi në mënyrën më të denjë rrënjët e folklorit shqiptar dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Shala kompozoi 169 këngë dhe publikoi disa albume muzikore me këngë popullore. Hashim Shala u lind në vitin 1936 në fshatin Vërbofc të Drenicës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *