Ministri gjerman nxjerr pas tre muajsh në Tiranë gënjeshtrën e Ramës (VIDEO)

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka vërtetuar sërish një rregull që përsëritet në mënyrë ciklike. E vërteta mbytet për një farë kohë nga propaganda e rilindjes që ka në dispozicion dhe mediat e mëdha, por si gjithmonë ajo del në shesh. Ashtu sikurse ka ndodhur me avionët e drogës, me hashasin, me kiminelët e parlamentit dhe koncesionin e Vilmës, po aashtu ka ndodhur edhe me lojën e kungulleshkave, u hapëm apo su hapën negociatat, pas mbledhjes së krerëve të BE në fund të qershorit në Luksemburg.

Kush e kthen dot filmin dy muaj më parë do të kujtojë se Rama bërtiti fitore: negociatat u hapën, Shqipëria mori datën e fillimit të bisedimeve fundit e dhjetorit 2019. Madje ai shkoi edhe më tej organizoi një shou propagandistik dekorimi me katër ambasadorët shqiptarë në Berlin, Paris, Hagë dhe Bruksel për të treguar se synimi qe arritur. Ai madje fshikulloi “opozitën esadiste” që thoshte se ky ishte një dështim, dhe gazetarët e kazanit që i kujtonin se po gënjente shqiptarët duke shitur një dështim për një sukses.

Pas qershorit të vjetshëm kampet u ndanë në dysh: Ata që thoshin se nëse nuk zbatoheshin kushtet negociatat nuk hapeshin as pas 18 muajsh dhe atyre që pretendonin se në fund të 2019, ato ishin të hapura automatikisht. Por nuk u mbushën as tre muaj dhe sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, këmbënguli ta nxirte live gënjeshtrën.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit

Ai u shpreh se kriteret janë të ditura dhe të qarta për vendin tonë. po ashtu ai tha se duhet bërë hapa në reformë që të binden edhe ata që janë skeptikë për bisedimeve për anëtarësim.

Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. Duhet të ekzistojë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë” – tha Maas.

Kjo pra është e vërteta, që falë një qeveri gënjestare dh mediave të kapura prej saj, shqiptarëve u duhet pak kohë që ta mësojnë të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *