Mashtruan me ilaçet, arrestohen ish-drejtori i Spitalit Berat dhe juristi

Ish-drejtori i Spitalit të Beratit Idlir Frashëri dhe juristi i këtij spitali Alfred Lulaj janë ndaluar nga policia në kuadër të një procedimi penal, ku akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkepunim”.

Prokuroria në një njoftim sqaron se “Këta shtetas kanë bërë blerje të mallrave mjekësorë (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Me pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkë se gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.”

Hetimet vazhdojne pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me mënyren se si kanë dalë medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *