Teatri Kombëtar, opozita: Dekreti nul pasi u pranua! Shumica: Amendimet ligjore

TIRANE/ Shumica pranoi sot dekreti e Metës për rishqyrtim të ligjit për Teatrin Kombëtar dhe miratoi po ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese draftin e ri me ndryshimet që pësoi ligji që pritet të kalojë ditën e enjten në Kuvend, por opozita e ka kundërshtuar këtë lëvizje. Sipas PD dhe LSI pas pranimit të dekretit të Presidentit, ligji bëhet nul, ndërsa për ndryshimet e reja që mund të bëhen procedura duhet që të rifillojë nga e para, që të cilësohet ligj i ri, pasi kështu i hiqet mundësia Presidentit për veto.

“E vvetmja mënyrë që u shkel do të ishte miratimi në tërësi i dekretit. Ky proces nuk mund të amendohet. Mund të paraqitej një nismë e re që nuk u shpreh. Shkelja ishte flagrante. Jemi në kushtet e një kalimi flagrant të një ligji, unë nuk e konsideroj dekretin të miratuar, por bëhet fjalë për variantin e riformatuar që u vihet përpara opozitës në momentin e fundit pa u konsultuar. Të enjten në Kuvend? Do të konsultohemi për të përcaktuar qëndrimin tonë. Jemi në kushtet e një antikushtetutshmërie. U dhunua e drejta e fjalës së opozitës dhe u kalua me nxitim në mënyrë qesharake ai variant i amenduar në fshehtësi dhe shpejtësi. Presidenti u shpreh qartë dhe ne duhet të shprehim, por u shprehëm pro për variantin aktual jo të korrigjuara. Shumica mund të merrte një nismë ligjore dhe Presidenti ta gjykonte këtë nismë dhe ne jemi në kushtet e një shkelje flagrante. Nuk mund të kemi më amendim, jashtë një nisme të re ligjore”, tha Edmond Panairi, deputet i LSI.

“Kjo është bandë. Po shkallmojnë edhe të vetmin mjet, rregulloren e parlamentit. Sipas rregullores, akti i parë që votohet është pro apo kundër. Në momentin që votohet pro, ligji me të cilin ka kthyer presidenti bie, nuk ekziston më, cdo gjë nga procedura parlamentare është nul. Ata pranuan që ligji është një vjedhje e hapur, e në vazhdim të këtij plani kërkuan që të fusin pa procedurë pa nënshkrimin e deputetëve ndryshimet. Kjo i mohon presidentit që të ushtrojë veton presidenciale, në një situatë ku nuk ka gjykatë Kushtetuese. I vetmi mjet për t’i vendosur fre babësisë është vetoja presidenciale. Ata e bëjnë jo se nuk njohin rregulloren, është verbimi i hajdutërisë, prova më e gjallë. Deputetët e shumicës janë të lidhur me krimin, janë të blerë nga paratë e pista të ‘Fushës’. Këta pasi rrëzuan sistemin e drejtësisë rrëzuan edhe presidentin”, that deput i PD, Enkelejd Alibeaj.

Por kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi shprehet se gjithçka është bërë sipas procedurës parlamentare, pasi për këtë gjë ka precedent parlamentar. Ai shtoi se u reflektua dhe u ndryshua njëra nga pikat që kërkonte presidenti dhe që sugjeroi Brukseli për hapjen e garës.

“Kur u pranua dekreti bëhet nul gjithë ligji? Jo se ka precedent parlamentar për të parë se nuk po bëjmë gjë tjetër atë që është një praktikë e rëndomtë parlamentare. Gjithë keqardhjen time, që ato skena të shëmtuara që shqiptarët i kanë parë te komisionet që drejtojnë titullarët e opozitës. Jemi përpjekur që ta shmangim nga banalitetet. Do të doja që të njihnim shqiptarët me procesin. E kemi thënë ka dy vizione të ndryshe, ato nuk e di se cfarë duan. Kemi një dekret të presidentit, i cili ose rrëzohet ose pranohet. Ajo që kemi bërë është që kemi të bëjmë me faktin, që në morinë e fakteve të presidentit reflektuam te pika e konkurrencës. Sot miratuam dekretin me amendamentet e propozuara si rezultat i konsultimeve dhe debateve dhe korrespodencës. I kërkuam dhe Konkurrencës që të jepte një mendim për gjithçka. Përgjigja ka ardhur. Dekretet e Presidentit janë rrëzuara dhe pranuar dhe janë bërë amendamente. Ne kemi një draft që do ia propozojmë seancës dhe pika kryesore ka të bëjë me një garë me një thirrje të hapur për të mundësuar cilindo subjekt që është i interesuar. Kemi një grup deputetësh që kemi rënë dakord me logjikën e këtyre amendamenteve. Ne po ndjekim një procedurë konform ligjit. Sot kemi një pamje të plotë se cfarë duhej ndryshuar dhe këtë gjë e kemi bërë. Ditën e enjte do të shqyrtojmë amendimet”, tha Eduard Shalsi.

Pas miratimit të variantit të ri sot në Komision, ditën e enjte do të shprehet Kuvendi, ku pritet që të miratohet, ndërsa opozita ende nuk dihet nëse do të jetë në seancën plenare, pasi tre të parat i ka bojkotuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *