Prangoset biznesmeni shqiptar në Itali, ja çfarë bëri…

Një sipërmarrës ndërtimi shqiptar është denoncuar nga policia e Forlisë për shkaktim alarmi dhe mbajtje të paligjshme municionesh.

Të dielën në mbrëmje, një grua shumë e frikësuar, telefonoi numrin 112 për të sinjalizuar se sapo kishte marrë një videomesazh nga shqiptari 39-vjeçar.

Në video ai shfaqej me gjoksin jashtë, mbushte pistoletën dhe bënte sikur kishte ndërmend të vriste veten, pas fjalëve ‘lamtumirë e dashur’.

Pas telefonatës, policët shkuan në shtëpinë e shqiptarit, ku e gjetën 39-vjeçarin duke parë televizor i qetë.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekë manovre, një fishek i vërtetë kalibër 38, një pistoletë ‘kopje’ e replikë e revolverit gjysmëautomatik Glock, pa tapë të kuqe (të cilën ligji italian ua kërkon prodhuesve e shitësve të armëve fals për të treguar parrezikshmërinë e tyre’.

Shqiptari është akuzuar për agresion psikologjik karshi viktimës. Veprimi i tij është bërë me synimin për të shkaktuar mëshirë te gruaja që ajo të rikthehej tek ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *