Merkel shkarkon Shefin e Intelegjencës

Shefi i Brendshëm i Intelegjencës, Hans-Georg Maassen detyrohet të dorëhiqet nga ky post dhe të shkojë në një postë të lartë në Ministrinë e Brendshme.

Vendimi i Qeverisë erdhi pas një zemërimi të përgjigjës së Maassen ndaj trazirave të së djathtës ekstreme në Chemnitz.

“Gjuajtjet” anti-migrante u raportuan më 26 gusht pasi një gjerman u vra duke u grindur me emigrantë.

Massen dyshonte se njerëzit që dukeshin si të huaj kishin qenë të kërcënuar, raporton BBC.

Massen do të largohet nga shërbimi i spiunazhit dhe do të bëhet sekretar i shtetit në Ministrinë e Brendshme.

Transferimi i tij ishte një kompromis mes Merkelit dhe partnerëve të saj të koalicionit, Shefi i spiunazhit, Maassen tha se zyra e tij federale për mbrojtje kushtetuese (BfV) – e cila është e ngjashme me MI5 britanike – nuk kishte “informacion të besueshëm rreth këtyre gjuajtjeve që po ndodhin”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *