Interi ka bërë një mrekulli të vërtetë në ndeshjen kundër Tottenham duke përmbysur rezultatin në 2-1 vetëm në 5 minutat e fundit.
Fillimisht shënoi Icardi në të 86, teksa Vecino shënoi golin e fitores në minutën e 91.
Më herët Tottenham kishte shënuar me anë të Eriksen, në fillimin e pjesës së dytë.
Ndërsa Barcelona mposhti PSV me rezultatin 4-0.