Milani po luan në fushën e Cagliarit ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A.
Skuadra vendase e mbylli pjesën e parë në avantazh, me golin e shënuar nga Joao Pedro në minutën e 4-t.
Në pjesën e dytë reagojnë kuqezinjtë, me Higuain i cili barazon shifrat në të 56’.
Argjentinasi vepron bukur brenda zone, shmang portierin dhe realizon golin e parë me fanellën e Milanit.