Milani nuk shkoi më shumë se një barazim, në ndeshjen e javës së katërt në Seria A, ndaj Cagliarit.
Ekipi i Gattusos e nisi menjëherë në tatëpjetë ndeshjen, pasi u ndëshkua që në minutën e katërt, nga një gol i Joao Pedros.
Kuqezinjtë provuan të reagojnë, por golin e barazimit e gjetën vetëm në minutën e 56-të me Gonzalo Higuain. Argjentinasi shënoi golin e parë me fanellën e “djallit” këtë sezon.
Deri në fund, nuk pati më ndryshim rezultati, dhe Milani e Cagliari ndanë nga një pikë.
Vendasit, mbeten në kuotën e 5 pikëve, në vendin e 12-të, ndërkohë që Milani, edhe me ndeshjen ndaj Genoas për të rikuperuar, mbetet në vendin e 15-të, me 4 pikë në klasifikim.