Veseli i beson Selimit për numrin e ushtarëve të UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, javë më parë deklaroi se UÇK nuk ka pasur më shumë se 12.700 ushtarë.E si ai, tani njëjt po mendon edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në një prononcim për T7, Veseli ka thënë se i beson Selimit.

Kadri Veseli ka lënë kryeqytetin që të dielën ta kalojë në fshatin Likoc të Skenderajt.

Pritja që iu bë në Drenicë duket se ia shtoi humorin kryetarit të PDK-së.

E nga ky vend që është bastion i PDK, kryetari i kësaj partie ka një mesazh për të gjithë ata që flasin për ndarje të Kosovës.

“Nuk do të ketë ndarje …kërkush nuk do guxoj me fol për këtë punë”, ka thënë Veseli me bindshëmri.

Se e ka përnjëmend mesazhin e dhënë në Vendin ku ka qenë Shtabi i Përgjithshëm  I UÇK-së, e tha edhe në intervistën dhënë për T7.

“Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë popull paqësor, do t’i respektojnë fqinjët, por ma kurrë, kurrë nuk guxon kërkush me cenu territorin tonë”, shprehet Veseli.

Vendosmëria e Veselit, për territorin lidhet edhe me vendin ku ai e jep këtë mesazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *