Terry Crews publikon letrën e agjentit ku i kërkon falje pasi e ngacmoi

Të premten, aktori i njohur Terry Crews ka publikuar një letër nga ish agjenti i William Morris Endeavor. Adam Venit i kërkon falje që e ka ngacmuar seksualisht aktorin në vitin 2016. Këtë fakt Crews e bëri të ditur gjatë lulëzimit të fushatës #metoo. Lëvizja që pati si indicje Harvey Weinsteinm i dha zemër të gjithë aktorëve të bëjnë publike rastet e tyre te abuzimeve.

View image on Twitter

terrycrews

@terrycrews

@WME ‘s ADAM VENIT FULL APOLOGY LETTER:

Received: March 22nd, 2018

Accepted WITH HIS RESIGNATION: September 10th, 2018

Read in full below:

Në datën 7 shtator të vitit 2018, Terry Crews denoncoi agjencinë William Morris Endeavor. Adam Venit u pezullua nga pozicioni i tij në agjenci ndërkohë. Sipas kërkesës së tij në denoncim, Venit nuk duhet të kthehej më kurrë në punë. Aktori gjithashtu kërkoi trajnim në agjenci për të shmangur incidente të tilla.

Për sa i përket publikimit të letrës, Crews e ka pranuar kërkesën për falje të Adam Venit. Në 10 shtator ishte edhe dita e fundit e tij në agjenci. Terry u shpreh se e gjithë përpjekja e tij do të ishte e çuar dëm nëse ai nuk do të hiqte dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *