Erërat e tajfunit Mangkhut janë spostuar në brigjet jugore të Kinës, ku më shumë se 100 persona mbetën të plagosur në Hong Kong për shkak të dëmeve që ndodhën në gratacelat e metropolit.
Në Hong Kong, ku erërat kanë arritur shpejtësinë 117km/orë –raporton Bbc- autoritetet kanë dhënë urdhër që banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Deri tani sipas autoriteteve janë 111 të plagosur, ndërsa niveli i ujit është rritur me 3.5 metra. Ndër të tjera aeroporti ndërkombëtar i Hong Kong ka anuluar 800 fluturime, duke krijuar probleme për rreth 100.000 pasagjerët. Për herë të parë në histori autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha kazinove.
Ndërkohë të paktën 40 minatorë floriri kanë mbetur të varrosur në një minierë, për shkak të baltës.
Vetëm trupat e shtatë personave janë nxjerrë prej andej.
Qeveritë e Kinës dhe Filipineve kanë vendosur një marrëveshje të përbashkët për të anuluar një vizitë të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, i parashikuar për sot.
Rreth 150 fluturime ndërkombëtare janë anuluar. Edhe transporti detar është anuluar. Shërbimi meteorologjik i Hong Kongut ka thënë që tajfuni është dobësuar, por fuqia e shirave do të vazhdoj me intensitet të lartë. Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë larg brigjeve. Autoritetet thonë që bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë dhe vetëm pasi ky fenomen të humbë fuqinë e tij do të bëhen llogaritje më të detajuara.