Skandali/ Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi këngë për Enver Hoxhën dhe nderim me grusht (VIDEO)

Tepelena festoi dje 75-vjetorin e çlirimit ndërsa pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve, ishte organizuar edhe një drekë me veteranë dhe familjet e dëshmorëve të këtij qyteti.

Në një video të publikuar nga dreka në fjalë, shfaqet kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi duke kënduar këngë polifonike kushtuar Enver Hoxhës.

‘Enver Hoxha kapedani’, është refreni i këngës që përsëritet disa herë teksa Tërmet Peci shoqëron në këngë, Golikun e grupit të Bëncës.

Kryebashkiaku i Tepelenës ka shkuar edhe më tej, ku një moment, kur përmendej emri i Enver Hoxhës në këngë, ka nderuar edhe me grusht, simbolin e komunistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *