Shumë urime: Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, edhe një numër në të 70-tat e tij

Shpesh i janë referuar si legjendë dhe si njeriu që ka shpirt artisti. Ai ka 50-të vjet që është në skenë dhe ka pasur gjithnjë zemrat e publikut për vete, duke iu dhënë por edhe duke marrë shumë dashuri.

Këngëtari i famshëm shqiptar, Sabri Fejzullahu këtë të diele mbush plot 72 vjet.

Artisti që nuk njeh moshë dhe pavarësisht viteve që ka mbi supe nuk ndalet asnjëherë, zor se të jep për nga pamja moshën 72 vjeçare.

Që në mëngjes ai ka marrë urime nga familjarët e tij, nga gruaja Nera e vajza Bulëza, derisa në imazhet që i kanë ndarë, ai rrezaton pozitivistet dhe energji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *