Ronaldo Nazario, presidenti i ri i Real Valladolidit, ishte i pranishëm në tribunat e “Estadio Jose Zorrilla” për ta parë ndeshjen e klubit të tij kundër Alavesit të dielën.
Sulmuesi legjendar u bë aksionari kryesori i Valladolidit pasi e bleu 51 për qind të aksioneve të klubit ditë më parë.
Ronaldo, 42-vjeçar, qe i pranishëm në stadium duke mos dashur ta humbasë ndeshjen e parë të ekipit të tij që prej ardhjes në krye të klubit.
Fatkeqësisht për të, Valladolidi u mposht nga Alavesi 1-0, teksa Ronaldo e shikoi tërë takimin dhe i përshëndeti tifozët dhe tjetër me buzëqeshje. /Express/